Make your own free website on Tripod.com

MIRESEVINI

MJEKSI

Home
PAMJE ROMANTIKE
MUZIK
expert
NOKIA
Auto Vetura
VIRUS PROGRAM
POEZI
TARKAN
FOTOGRAFIT EMIA
EKSPERTI HACK
MEDITIME
AUTOR FAQES
QESHARAKE
FEJA ISLAME
MJEKSI

Ēifteve nė mesnatė
Higjiena intime pėr tė gjitha femrave... (pjesa e parė)

A.Gj

Secila femėr jo vetėm qė duhet ta njeh mirė trupin e saj, por edhe tė mėsohet ta "dėgjoj" atė, nė mėnyrė qė mė lehtė t'i pėrballojė disa faza tė ndieshme tė zhvillimit psikofiziologjik, pubertetin, mestruacionet, shtatzėninė, menopauzėn... Mbrojtje mė tė mirė pėr gjithė kėtė ofron higjiena e plotė intime.

Pėrveē qė ta njeh, duhet edhe tė di ta dėgjoj trupin e saj!

Ndryshimet e para, mė tė theksuara qė ndikojnė nė zhvillimin psikofiziologjik tė fermės sė re, janė paraqitja e gjinjėve, nė fillim vetėm e majeve qė pas disa viteve tė arrijnė formėn e tyre tė plotė. Njė vit nga kjo shenjė e parė nė vaginė paraqiten qimet tė cilat pas tre muajve e arrijnė madhėsinė e plotė. Ndėrsa qimet nėn sqetulla paraqiten pas mestruacioneve tė para. Kjo ėshtė shenjė e pubertetit te femrat. Pėr kėto ndryshime pėrkujdesen hormonet estrogjeni dhe progesteroni qė deri nė atė faze janė si tė "fjetura" - jo aktive. Ato hormone jo vetėm qė e ndėrrojnė pamjen e jashtme tė njė vajzės sė re, po ndėrrojnė edhe nė brendėsi - organet e saj. Menarha, si quhet ndryshe menstruacioni i parė, paraqitet diku mesatarisht nė moshėn 12 vjeēare, ndėrsa zakonisht shfaqet rreth moshės 10-14 vjeē. Megjithkėtė do tė kalojė edhe njė kohė deri sa mestruacionet e marrin formėn e tyre tė vėrtetė. Nė fillim nuk janė tė rregullta, vonohen apo "vijnė" tė paktė nė sasi e ndonjėherė edhe tė "shumtė". Ē'do gjė ėshtė nė rregull, por nėse cikli mestrual nuk rregullohet pėr disa vite, atėherė vajza e re duhet ta vizitoj gjinekologun. Me hulumtime speciale ėshtė e mundshme tė vėrtetohet se a ekziston ndonjė ērregullim hormonal!
Mirėmbajtja e drejtė e pastėrtisė, ėshtė shumė me rėndėsi pėr organet gjenitale tė femrės. Mirėpo ndonjėherė me larje tė tepėrt dhe pėrdorime tė sapuneve tė dobėta, arrihen kundėrefekte dhe mė tepėr bėhet dėm se dobi. Nė kėtė mėnyrė prej paditurisė largohen edhe lėngjet (sekretimet) qė e mbrojnė vaginėn dhe oranet tjera gjenitale nga infeksionet. Mjafton qė organet gjenitale t'i lajnė njėherė me ndnjė sapun tė butė dhe t'i shpėrlajnė me ujė tė vakėt edhe disa herė. Brendėsinė e vaginės nuk preferohet ta shpėrlajnė asnjėherė pėrderisa mjeku nuk ka kėshilluar ashtu diēka. 

Dhimbja e barkut

Mestruacionet me dhimbje, qė ndryshe nė mjekėsi quhen edhe dismenore janė tipike pėr kohėn adoleshcente e deri nė vitet e tridhjeta tė jetės sė femrės, atėherė kur organizmi mėsohet me "kėrcimet" hormonale. Kjo ndodh nė rast mė tė mirė menjėherė pas lindjes sė parė. Mirėpo te mestruacionet me dhimbje, shkaqet e dhimbjes janė tė shumtė. Nė tė shumtėn e rasteve fajet i ka prostalagina, materie qė e shtynė vaginėn tė tkuret, mirėpo mund tė jenė edhe si pasojė e mitrės jonormale. Sipas disa studimeve mė tė reja, dhimbjet lidhen edhe me Ngf, materie qė mundėsojnė mbijetimin e qelizave nervore, dhe nėse ka tepėr materie tė tillė, zvogėlohet pragu i tolerimit tė dhimbjes.
Nuk bėnė qė assesi tė harrohen edhe pasojat psiqike tė dhimbjeve nė mestruacione si p.sh. tė rrefuzuarit e seksualitetit personal, tė mospajtimi qė jeni tė lindur si femėr si dhe fjalosjet e pazgjidhura familjare e shumė faktorė tjerė psikologjikė. Pėr tu liruar nga kėto dhimbje tė mestruacionjeve, mė sė miri ėshtė qė nė fazėn akute tė merret ndonje bar kundėr spazmeve (shtrėngimeve). Mund t; ndihmoj edhe ndonjė pilulė kontraceptive me dozė tė vogėl hormonale. Kjo e pakėson dhimbjen pėr 80% ngase e zvogėlon jargun e endometriumit e me tė edhe kontaksionet me dhimbje. Megjithkėtė, kur janė nė pyetje barėrat, mė sė miri ėshtė tė konsultohet gjinekologu.

Takimi i parė me gjinekologun

Dashuria e parė, pėrvoja e parė seksuale detyrimisht ju shpiejnė edhe drejt takimit tė parė me gjinekologun. Njė vendim i kėtillė nuk ėshtė i lehtė. Mė sė miri ėshtė qė tė bisedohet me mjekun haptazi pa turp pėr gjithēka qė i intereson vajzės sė re. 

Disa nga pyetjet mė tė shpeshta nė lidhje me mestruacionet:

Sa zgjasin mestruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditė dhe humbja e gjakut ėshtė rreth 36 ml ( sa njė filxhan kafeje). Humbjet normale tė gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nėse gjakderdhja ėshtė gjithnjė e madhe, mė sė miri ėshtė tė kėshilloheni me gjinekologun, ngase mund tė paraqitet ndonjė anemi. Pėr tė penguar aneminė, me siguri mjeku do t'ju kėshillojė tė pėrdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

A ėshtė i dėmshėm sporti nė kohėn e mestruacioneve?
Pėrkundrazi, ėshtė shumė i dobishėm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinės, materie qė e zvogėlon dhimbjen, e me kėtė lirohen muskujt e barkut, shpindės, gjė qė ato ditė janė tė shtrėnguara.

Ē'ka duhet ngrėnė nė kohėn e mestruacioneve?
Me gjakėderdhje, organizmi humb albuminet, lėngjet dhe hekurin, prandaj ėshtė me rėndėsi tė ushqyerit e mirė. Mirė ėshtė tė hahet mish, vezė, prodhime qumėshti, tė hahet ushqim me albumine dhe tė pihet shumė ujė. Janė tė preferueshme lėngjet e pemėve sidomos nga argumet qė pėrmbajnė vitamin C e cila ndihmon organizmit nė thithjen e hekurit nga ushqimi.

A mund tė pėrdor tampone njė vajzė virgjine?
Po, ngase cipa e virgjėrisė (hymeni)nėpėr tė cilėn rregullisht rrejdhin mestruacionet, ėshtė mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve nė vaginė.

A mund tė shkaktojnė dėme tamponet?
Nėse i pėrmbahet vajza rregullave dhe i ndėrron, jo. Sipas disa studimevenė SHBA, tamponet janė tė dobishme pėr shėndet si dhe pėr disponim tė mirė tė femrės gjat kohės sė mestruacioneve.

Kur ėshtė koha pėr pilula kontraceptive?
Paj, kur vjen koha e mardhėnjeve tė rregullta seksuale. Mund t'i pėrdorin edhe adoloshcentet nėse kanė marrėdhėnje tė rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja tė dėmshme, madje edhe i mjekon "puēėrzat". Vetėm vajzat qė vuajn nga epilepsia, apo qė kanė probleme me veshkė, mėlqi si dhe ēarkullim tė gjakut nuk guxojnė t'i pėrdorin kėto preparate. Pėr tė gjithė femrat vlen rregulli: sė pari duhet bėrė analizėn e gjakut e pastaj vje koha e kėtyre preparateve.

Ē'ka nuk guxon tė harroj femra

Qė nga mosha 20 vjeēare, femra duhet regulisht ta vizitoj gjinekologun. Me kėtė mund t'i shmanget shumė sėmundjeve. Ja ēka nuk guxon tė harroj njė femėr:
-Vizita gjinekologut, ėshtė mirė tė kryhet njė herė nė vit, nė kohėn mes dy mestruacioneve. Gjatė secilės vizitė duhet kontrolluaredhe gjendjen e gjinjėve. Njė herė nė dy vjet duhet bėrė ultrazėrin e abdomenit pėr konstatuar strukturėn e mitrės, tė vezoreve dhe tė zbulohen trashjet eventuale tė indeve tė cilat mund t'i mos i diktoj mjeku gjatė kontrollit rutinor.
-
Papa testi, ėshtė ekzaminimi i qafės sė mitrės nė mėnyrė qė tė zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmėn e shkopit, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrės dhe mė vonė me analizė laboratorike vėrtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjė qelize jonormale. Papa-tetin ėshtė mirė ta bėjnė femrat njė herė nė vit.
-
Vet-shikimi i gjinjėve, preferohet njė herė nė muaj ta bėjnė femrat kėtė. Njė javė pas mestruacioneve dhe kjo shėrben pėr tė zbuluar ndonjė gungėz tė vogėl nėn lėkurė tė gjiut. Nė tė shumtėn e rasteve gungėzat nuk janė tė rezikshme, por mjafton si shenjė alarmi qė ta vizitoni specialistin. Si bėhet kjo? Qėndroni nė kėmbė, dhe ngriteni dorėn lartė. Me dorėn tjetėr prekeni me mesin e gishtėrinjėve gjiun pėrreth. Vazhdoni njėjtė edhe me gjiun tjetėr. Pėr mė tepėr lexoni duke nė temėn gjinjėt. Gjinjtė e shėndoshė kanė konzistencė homogjene. Nėse vetėm dyshoni diēka, menjėherė duhet ta vizitoni gjinekologun.

...vazhdon nė numrin tjetėr

SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Shtype kėtė faqe

Njeriu kalon njė tė tretėn e jetės duke fjetur, edhepse askush nuk e di se ē'ėshtė gjumi. E kemi tė njohur se gjumi ėshtė shprehi dhe gjendje e pushimit gjatė sė cilės natyra e ripėrtėrinė organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmė se sa orė gjumė i nevojiten secilit individ. Poashtu nuk e dijmė as se a na duhet medoemos qė tė flejmė..

Pagjumesia A jeni ndoshta njėri nga ata tė cilin e brengos fakti se nuk mund tė flejė? Nėse ėshtė kėshtu, me siguri do t'ju interesoj rasti i avokatit tė njohur amerikan, Semjuel Antermajerit, i cili kurrė nuk kishte fjetur pėr qejfi. Antermajerin, qė nga rinia e hershme e mundonin dy ērregullime: astma dhe pagjumėsia. Pasi qė asnjėra nga ato nuk mund tė shėrohej, ai vendosi qė tė dyja t'i pranojė, gjatė sė cilės pagjumėsinė e shndėrroi nė pėparėsi tė vetin. Kohėn e lirė, tė cilėn pėr shkak tė pagjumėsisė e kishte tė tepėrt, e pėrdorte pėr tė mėsuar, prandaj nė afat rekord dhe me nota mė tė mira diplomoi nė fakultetin e drejtėsisė nė Nju-Jork. Nuk brengosej pėr shkak tė pagjumėsisė, ngase besonte se pėr organizmin e tij brengoset natyra. Vėrtet, krahas sasisė minimale tė gjumit, Antermajeri ishte i shėndosh si thana dhe posedonte energji fantastike. Nė moshėn njėzet e shtatė vjeēare, u bė, tashmė avokat i njohur i Nju-Jorkut dhe fitonte shtatėdhjetmijė dollarė nė vit, gjė qė pėr atė kohė ishte diēka shumė mė e madhe se njė shumė e bukur e parave. E pėrjetoi tė tetėdhjetėn, dhe kurrė nė jetė nuk vuajti nga asnjė sėmundje - pėrpos, natyrisht, prej astmės dhe pagjumėsisė.
Njeriu kalon njė tė tretėn e jetės duke fjetur, edhepse askush nuk e di se ē'ėshtė gjumi. E kemi tė njohur se gjumi ėshtė shprehi dhe gjendje e pushimit gjatė sė cilės natyra e ripėrtėrinė organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmė se sa orė gjumė i nevojiten secilit individ. Poashtu nuk e dijmė as se a na duhet medoemos qė tė flejmė. Ndoshta kjo Ju tingėllon ngapak pabesueshėm, por rastet nga praktika mjekėsore tregojnė se ka njerėz qė kanė vazhduar tė jetojnė krahas periudhave tė gjata tė mosfjetjes... Hungarezi Paul Kerni, nė luftėn e parė botėrore plagoset nė kokė. Pas operimit, pasi qė u mjekua, u konstatua se Kerni kishte humbur aftėsinė e tė fjeturit. Edhepse mjekėt pėrpiqeshin qė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme ta vendosnin nė gjumė - pėrdornin mjete pėr gjumė, narkotikė si dhe hipnozėn - pa marė parasysh, Kerni mbeti i zgjuar. Mjekėt mė nė fund hjekėn dorė nga ai dhe prognozuan se sė shpejti ka pėr tė vdekur, por Kerni tė gjithė i mashtroi: me vite tė tėra jetonte pa gjumė, dhe pushonte duke u shtrirė me sy tė mbyllur.
Disa njerėzve i ėshtė e nevojshme mė shumė, ndėrsa tė tjerėve mė pak gjumė. Toskanini, pėr shembull, flente vetėm pesė orė, ndėrsa Kalvin Kulixhi nga dhjetė, qė do tė thotė se Toskanini ka fjetur pėr njė tė pestėn, ndėrsa Kulini gati gjysmėn e etapės jetėsore.
Shqetėsimi pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė i dėmshėm pėr organizmin se vet pagjumėsia. Rasti i nxėnėses sime Ajre Sendner, bukur e ilustronė theksimin e pėrmendur. Ja tregimi i saj:

"Para se tė punėsohesha, fleja si top. Kurrfarė zhurme nė botė nuk mund t'mė zgjonte. Pėr kėtė dhe filluan problemet e mia. Mė duheshte, njėmend, tė zgjohem nė mėngjes, qė tė mund tė mbėrija me kohė nė punė. Nga frika se nuk do ta dėgjojė cingėrimėn e orės, pėr ēdo orė zgjohesha nga gjumi dhe e hedhja shikimin nė orėn. Sė shpejti gjumi m'u ērregullua. Endesha nėpėr shtėpi e dėshpėruar pėr atė qė nuk mund tė flej, dhe fillova me seriozitet tė mendojė pėr vetvrasje, ngase vdekja mė dukeshte zgjidhje e vetme nga ajo situatė. Kjo gjendje zgjati plotė dy muaj, pėrderisa mė nė fund iu drejtova mjekut.
"S'mund t'Ju ndihmojė", mė tha ai, "ngase vet jeni shkaktare e pagjumėsisė suaj. Mundem vetėm t'Ju kėshilloj tė ndaleni sė shqetėsuari pėr shkak tė pagjumėsisė. Nė mbrėmje, normalisht shtrihuni nė shtrat dhe paraqituni gjoja se as qė brengoseni se a do tė fleni apo jo. Mbani sytė mbyllur dhe pėrsėritni nė vete: Pėrderisa qetė shtrihem, nuk ėshtė me rėndėsi se a do tė flejė. E di gjithsesi se do tė pushojė".
E dėgjova kėshillėn e tij dhe pas dy jave fillova normalisht tė flej. Pėr mė pak se njė muaj m'u kthye shprehia ime e vjetėr e gjumit tė fortė tetėorėsh, dhe herėt nė mėngjes zgjimi mė nuk mė paraqiste kurrfarė vėshtėrsie.

Arju Sandersin, pra, nuk e mundonte pagjumėsia, por brenga pse nuk mund tė flej. 
Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit tė Ēikagos dhe mjeshtėr pėr problemin e pagjumėsisė, thotė se askush s'ka vdekur nga pagjumėsia. Ajo qė rraskapit njerėzit qė nuk mund tė flejnė, nuk ėshtė aq fort pagjumėsia. I brengosur, njeriu mė lehtė rraskapitet dhe bėhet mė pak rezistues ndaj sėmundjeve tė llojllojshme. Dr. Klajtmani njėkohėsisht thekson se njerėzit qė vuajnė nga pagjumėsia, flejnė shumė mė tepėr se qė mendojnė. Njeriu qė ėshtė i gatshėm tė betohet, se mbrėmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllė sytė, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa orė. Kėtė e vėrtetojnė edhe disa raste tė "mosfjetėsve" tė njohur, qė me metoda shkencore ėshtė vėrtetuar se flejnė sikur topa, dhe, kėrhasin aq shumė sa qė nuk i lėnė tė tjerėt tė flejnė qetė!
Kushti i parė pėr gjumė tė natės ėshtė ndjenja e sigurisė. Te njerėzit religjiozė, lutja ėshtė sedativ mė i mirė, ndėrsa ata qė nuk janė religjiozė duhet tė shėrbehen me sedative tjera.
Njė nga mėnyrat mė tė mira janė ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid Finku thekson se, duhet "tė bisedohet" me trupin personal. Sipas mendimit tė tij, fjalėt paraqesin ēelės pėr gjitha llojet e hipnozės; dhe pėr kėtė, kur njeriu nuk mund tė flej, pėr arsye ka atė se "e nxit " trupin e tij qė t'mos flej. Kėsaj mund t'i dalim nė ndihmė, nė atė mėnyrė, duke e "dehipnotizuar", pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal. Pėr shembull, kėshtu: Ēlirohu, relaksohu, zbutu, thellohu nė gjumė... E kemi tė njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund tė ēlirohen nėse muskujt janė tė shtrėnguar, dhe pėr kėtė, nėse dėshirojmė tė ėndėrrojmė, na duhet tė fillojmė qė nga muskujt. Dr. Finku na kėshillon qė tė vendosim jastėkun nėn gjunjė, qė tė mund t'i zbusim muskujt e tendosura tė kėmbėve, dhe nėn duar tė vendosim dy jastuqe tė vogla. Atėherė fillon "biseda" me muskujt. Fillojmė nga shputat, nėpėr kėmbė, bark, gjoks, duar, supe dhe qafė, dhe mbarojmė me nofullat dhe sytė. Dhe ėndėrra na kaplonė, para se tė kuptojmė se ē'po ndodh me ne. Ky ushtrim mund t'ua preferoj tė gjithėve, pasi qė edhe vet jam bindur nė efektshmėrinė e tij. Njėkohėsisht Ju kėshillojė ta gjeni librin e mrekullueshėm tė Dr. Finkut Ēlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit tim ėshtė e shkruar nė mėnyrė tejet interesante, dhe mund tė shėrbej si kėshillues i shkėlqyeshėm pėr ata qė vuajn nga pagjumėsia.
Ilaē tjetėr i mrekullueshėm kundėr pagjumėsisė ėshtė rraskapitja fizike. Pa marė parasysh punėn fizike me ēka merreni, me rėndime apo me sport, para gjumit, me siguri do t'Ju ndihmonė qė tė fleni qetė. Natyra, njėmend, na detyron tė flejmė kur jemi tė rraskapitur fizikisht, prandaj nuk janė tė rralla disa raste tė njerėzve qė kanė fjetur - duke ecur!
Dr. Foster Kenedi, mė tregoi se nė luftėn e parė botėrore kishte rast tė shihte ushtarėt qė nga rraskapitja rrėzoheshin nė tokė dhe binin nė gjumė aq tė thellė, sa qė dukej se ishin nė gjendje komatoze. Nuk zgjoheshin as kur ndokush pėrpiqej qė me dhunė t'ua hapė sytė. Dr. Kenedi thotė se kishte konstatuar me atė rast qė bebėzat nė gjumė lėvizin lartė, qė do tė thotė se "plotėsisht" largohen nėn kapakė tė syve. "Pasi qė edhe vet kisha problem me tė fjeturit, fillova qė nėn kapakė "ti tėrheqė" bebėzat, me vetėdije, gjatė sė cilės, vetėm pėr disa ēaste bėhesha i pėrgjumur dhe thellohesha nė ėndėrr. Ėshtė fjala pėr refleksin automatik, mbi tė cilėn nuk kemi kurrfarė kontrolli."

Nėse pra, dėshironi tė ndaleni sė brengosuri pėr shkak tė pagjumėsisė, pėrmbajuni kėtyre rregullave:

1. Nėse nuk mundeni tė fleni, zgjohuni dhe argėtohuni me ndonjė libėr apo me ndonjė tjetėr punė, gjersa t'mos Ju pushtojė gjumi.
2. Mbani mend se askush kurrė s'ka vdekur pėr shkak tė pagjumėsisė. Nevrikosja pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė shkatėrruese pėr organizmin, se vet pagjumėsia.
3. Mėsohuni tė ēliroheni. Pėrdorni ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimit.
4. Lodheni organizmin gjatė ditės, e nė veēanti para fjetjes. Merruni me ndonjė sport apo punė mė tė rėndė fizike. Mbani mend se, nė trupin e shėndoshė tė lodhur, gjumi vjenė vetvetiu.

EDHE NJĖ RAST PĖR LĖKURĖN E FYTYRĖS SUAJ

Pėrgatiti: Halida HOTI

Shtype kėtė faqe

Halida HOTI  
Largoni 10 vite tė plakjes nga lėkura e juaj - pa intervenim kirurgjik. Kremat mė tė mira, tretmanet dhe taktikat mė tė mira, pėr ta asgjėsuar dėmin nga menyra e tė jetuarit tė kaluar -  nga qėndrimi i gjatė nė diell, duhani si dhe tė gjitha zakonet tuaja tė pahijshme, por tė preferuara nga ju ...
SA VJET I KA FYTYRA E JUAJ?


Sa vjetë i ka fytyra e juaj?
Plakja ėshtė e pashmangshme, mirėpo jo edhe dukja e saj. Pėrgjithėsisht, shenjat qė i kemi konsideruar si shenja tė dukshme tė plakjes janė nė tė vėrtėtė rezulate tė akumuluara tė stilit tė t'jetuarit tė gabuar. Me fjalė tė tjera tė gjitha vijat e shumėzuara, njollat, pjesė tė vrazhda, kanė mundur tė shmangen - ose tė shtyhen pėr edhe disa dekada, po t'i kishit shmangur tymit tė duhanit, streseve, ndotjeve, dietės sė varfėr, si dhe ekspozimit tė shumtė nė diell. Por po e lemė me kaq lidhur me atė se ēka nuk ėshtė dashur tė bėni dhe ēka po. Le t'i pėrvishemi punės. Unė besoj se, nė kėndin e parė tė rrugės ku ju banoni do ta gjeni arsenalin pėr fshierjes e viteve, e cila mund tė asgjesojė dėmin tė cilin dėshironi qė mos ta kishit bėrė. Nuk ėshtė shumė vonė pėr ta pasur lėkurėn e mirė. Filloni menjėherė. 

Pasqyrė - pasqyre, sa vjet i ka fytyra ime?

Para se tė mund t'ja filloni me trajtimin (mjekimin) e shenjave tė plakjes, duhet tė pėrcaktoni diagnozėn e tyre. Bėjeni kėtė test. Afrohuni afėr pasqyrės dhe lexoni reshtat e mėposhtme dhe do tė vini nė pėrfundim rreth gjendjes sė fytyrės sė juaj. Pėr secilėn shenjė qė e gjeni nė fytyrė, e qė ndodhet e shkruar nė njėrėn nga pikat e mėposhtme, prej 1-9, shkruani pikėt nė letėr, mbledhni ato dhe do t'i zbuloni vitet e fytyrės suaj.

1. Pikėlat; njolla tė vogla dhe tė zbehta tė diellit. 1 pikė
2.  Pjesėt e thata nė faqe. 1 pikė
3.  Ngjyrė e zbehtė dhe e lodhshme e fytyrės; mungesė e tė skuqurit apo "shkėlqimit" nė fytyrė. 2 pikė
4.  Vija tė shumta afėr kėndeve tė syve, buzėve. 3 pikė
5.  Pjesėt e vrazhda. 3 pikė
6.  Poret e zgjeruara nė hund dhe fytyrė. 3 pikė
7.  Njolla tė mėdha, tė errėta tė diellit. 8 pikė
8.  Rrudhat e thella ne ballė dhe nė shtresat hundore buzore. 8 pikė
9.  Varja e lėkurės nė nofullė dhe afėr qepallave. 14 pikė

Mbledhni pikėt tuaja dhe lexoni rezultatin. Nėse keni fituar: 

1 deri ne 2 pikė - Urime! Fizikisht lėkura juaj ėshtė nė vitet e 20-a (njėzeta). Ju me sa duket keni qėndruar larg ekpozimit ne diell dhe larg jetesės jo tė shėndetshme. Vazhdoni tė jeni syhapur dhe lėkura e juaj do tė qėndroj "me e re" se qė nė tė vėrtetė jeni. 

3 deri ne 7 pikė - Lėkura e juaj ėshtė nė vitet e hershme dhe tė mesme tė 30-ave (tridhjetave). Nėse jeni serioz nė lidhje me shmangjen e ekspozimit ne diell, ju mund t'i vononi shenjat e plakjes.

8 deri nė 13 pikė - Lėkura e juaj ėshtė nė vitet e vonshme tė 30-ave (tridhjetave) deri nė vitet e mesme tė 40-ave (dyzetave). Trajtimi i bollshėm mundet ende tė mėnjanoj shumicėn e dėmit. 

14 deri nė 19 pikė - Lėkura e juaj ėshtė nė vitet e vonshme tė 40-ave (dyzetave) deri te vitet e hershme tė 50-ave (pesėdhjetave). Kremat-ilaēe munden me siguri tė pėrmirsojnė gjendjen e lėkures sė juaj nė menyrė drastike. 

20 apo mė shumė pikė - Lėkura juaj ėshtė nė vitet e vonshme tė 50-ave (pesėdhjetave) ose edhe mė shume. Ju me siguri do tė fitoni rezultat tė dėshiruar me trajtim tė bollshėm me krema, mirėpo duhet tė dini qė jeni kandidat i pėrkryer pėr kremat-ilaē, tė cilat dukshėm do tė pėrmirsojnė gjendjen e lėkurės tuaj. Sidoqoftė, nėse fytyra juaj ėshtė mė e vjetėr pėr njė dekadė e viteve t'uaja kronoligjike, ateherė ju duhet  me tė vėrtetė t'i pėrkushtoheni pak mė shumė stilit t'uaj tė jetesės, diellit, pierjes sė duhanit, dietės etj. 

SI TĖ MBROHENI NGA RREZET E DIELLIT GJATĖ VERĖS

Shtype kėtė faqe

Veprimi tejet i dėmshėm i rrezeve tė diellit ėshtė prej orės 11 - 17, mirėpo pasi qė shpesh ėshtė e pamundshme t'i shmangemi tė gjithė asaj nė kėtė kohė, preferohet qė ēdo ditė tė pėrdoren krema pėr mbrojtje tė plotė...
EDHE NĖ UJĖ LĖKURA ĖSHTĖ E RREZIKUAR NGA DJEGIA!

Dielli dhe lekura Ėshtė e panevojshme tė thuhet se sa ėshtė nxehtė kėto ditė! Nga fakulteti i Mjekėsisė nė Prishtinė, mjekėt na kėshillojnė qė t'i shmangemi eksponimit nė diell gjatė pjesės mė tė nxehtė tė ditės. Gjithkund flitet se mbėshtjellėsi i Ozonit ėshtė dėmtuar dhe se roli i saj mbrojtės ėshtė gjithnjė mė i dobėt nė disa pjesė tė planetit tonė. Nxehtėsia ėshtė rritur edhe pėr shkak tė grumbullimit tė dioksidit tė karbonit (CO2) nė atmosferė, gjė e cila shkakton efektin e serrave, nėpėr tė cilat kultivohen perimet dhe bimėt tjera gjatė dimrit. Prandaj dhe vjenė deri te rrezatimi apo izolimi i rrezeve tė diellit nė vende tė ndryshme. Dielli emeton njė spektėr tė gjerė tė rrezeve. Nė veēanti tė dėmshme janė rrezet ultraviolete (UVA, UVB dhe UVC) tė cilat mund tė jenė edhe kancerogjene. Natyrisht se ka edhe anė pozitive te rrezet e diellit. Pėrveq tjerave ne kėtu do tė merremi me ndikimin e rrezeve tė diellit nė lėkurė. Ana pozitive e rrezeve tė Diellit nė lėkurė ėshtė se provitamina D qė ndodhet nė lėkurė, nėn ndikimin e rrezeve tė diellit shndėrrohet nė vitaminėn D e cila ėshtė e patjetėrsueshme pėr rritje dhe mungesa e tė cilės shkakton rahitisin. Megjithkėtė, duhet tė jemi tė kujdesshėm gjat rrezitjes. Diellėzimi ėshtė nė veēanti i rrezikshėm pėr fėmijėt ngase ata kanė lėkurė mė tė hollė dhe me mė pak pigmente. Posaqėrisht tė rrezikuar janė fėmijėt me lėkurė dhe flokė tė ndritshme. Edhe kur ėshtė kohė me re, rrezet ultraviolete depėrtojnė pėrtej reve dhe mund t'ju djegin pa e diktuar ju fare. Edhe nė ujė jeni tė rrezikuar. Ėshtė interesant se rrezet e diellit reflektohen nga sipėrfaqja e ujit, borės, xhamit dhe me kėtė e zmadhojnė efektin e vet. Pa marrė parasysh gjendjen tuaj tė lėkurės se a ėshtė e re apo e vjetėr, sado e shėndosh qė ėshtė, mbrojtja e saj si organ mė i madh trupor ėshtė shumė me rėndėsi. 

KUJDES PREJ ORĖS 11 DERI NĖ ORĖN 17 h

Veprimi tejet i dėmshėm i rrezeve tė diellit ėshtė prej orės 11 - 17, mirėpo pasi qė shpesh ėshtė e pamundshme t'i shmangemi tė gjithė asaj nė kėtė kohė, preferohet qė ēdo ditė tė pėrdoren krema pėr mbrojtje tė plotė sidomos ato me UVA faktor qė mbrojnė nga rrezet UVA dhe UBA rreze kėto qė thamė se shkaktojnė djegjet, kancerin dhe plakjen e lėkurės nė pėrgjithėsi. Nėse ndodheni nė det apo gjetiu dhe nė vend qė pėr 15 minuta tė skuqeni, kremi me faktorin mbrojtės 20 do t'ju mundėsoj tė qėndroni 5 orė tė tėra vende me diell. Mund tė pėrdorni edhe krema tė rezistueshme nė ujė tė cilat dota mbrojnė lėkurėn tuaj pėr 1 orė sa jeni nė ujė, dhe posa tė dilni nga uji sėrish nevojitet tė lyheni me kremin mbrojtės.

HANI SHUMĖ PEMĖ DHE MOS E PRITNI ETJEN


Pasi qė verės ajri ėshtė i nxehtė, ajo sė bashku me rrezet e diellit e merr ujin rrezervė nga lėkura. Prandaj lėkura gjithnjė ėshtė e etshme pėr lėngje, ngase dehidrohet, tkuret dhe shkakton ndjenjė tė pakėndshme madje edhe dhimbje a djegie. Keni parasysh kėtė dhe kosumoni mjaftė lėngje duke filluar qė nga mėngjesi, nė barkun esull tė merrni njė gotė ujė apo lėng dhe deri nė mbrėmje mė sė paku edhe deri nė dy litra ujė a lėngje. Pėrdorni edhe krema hidrante e nė veqanti ato qė kanė mjaftė aloa vera gjė qė do t'i ndihmojnė lėkurės tuaj ta kthejė freskinė e saj dhe tė rehidrohet.
Madje edhe alergjia nė diell mund t'ju ndodh! Ajo lehtė njifet prej puqėrzave tė kuqe nėpėr trupė, nė veqanti qafė, e sidomos te fėmijėt. Ndjenja qė krijohet gjatė alergjisė ėshtė: djegia e pakėndshme nė lėkurė, rreth qafės, duarve, kofshave apo pjesėve tė eksponuar nė diell. Kėsaj mund t'i shmangeni edhe nėse vazhdoni tė qėdroni nė diell, duke konzumuar ushqim tė shėndetshėm, shumė pemė dhe perime qė pėrmbajnė mjaft vitamine dhe kohė pas kohe ėshtė mirė tė merrni edhe kalcium tableta me ujė.
Pra mos harroni, rrezituni po assesi mes orėve 11 - 17 ngase atėherė dielli ėshtė mė i fortė. Gjithsesi pėrdorni krema dhe losione pėr mbrojtje nga rrezet e diellit, pėrdorni kapela dhe robe tė gjera dhe pini sa mė shumė lėngje pa u etur, ngase shpesh etja ėshtė shenjė se jeni vonuar.